Nazim Gagica, kreu i AAK-së në Gjilan ka thënë se Aleanca garanton barazi në vendimmarrje, e ka dëshmuar këtë dhe mbetet e vendosur fuqishëm që gruaja ta ketë vendin e merituar në shoqërinë tonë.
“Bashkë me kandidatin për kryeministër, Ramush Haradinaj, takuam sonte strukturat e Aleancës së Gruas nga Gjilani e Kamenica, shpalosëm ofertën zgjedhore të cilën Aleanca bashkë me partnerët e koalicionit e ofron për qytetarët e Kosovës, program ky që garanton barazi gjinore, siguri dhe zhvillim ekonomik”, thotë Nazim Gagica, që njëhetësh është edhe kandidat plr deputet i Aleancës në zgjedhjet e 9 Shkurtit.
Ai ka falenderuar kryetaren e Gruas në Aleanca, njëherësh kandidate për deputete, Zarife Asllani, për angazhimin e madh në organizimin dhe fuqizimin e rolit të gruas.
Po ashtu, falenderues Gagica u shpreh edhe për angazhimin e kandidates për deputete nga Kamenica, Greta Kryeziu.
“Data e ndryshimit është 9 shkurti, le ta bëjmë bashkë këtë ndryshim”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i AAK-së në Gjilan dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 Shkurtit. /2LONLINE/