(2LONLINE) – Ndaj deklaratave të ish drejtorit të Drejtorisë Komunale të Bujqësisë Nazmi Rapuca, i cili bënë përgjegjës qeverisjen aktuale se Komuna e Gjilanit ka humbur një donacion që ka të bëjë me (shih shkrimin: Rapuca: Qeveria e re e Gjilanit e filloi mandatin me dështime), ka reaguar Vaid Aliu, u.d. i drejtorit të Drejtorisë Komunale për Bujqësi.
“Demantojmë shpifjet dhe te pavërtetat të thëna nga ish drejtorit i Bujqësisë Nazmi Rapuca i cili ka kontekst politik. E vërteta qëndron kështu : Projekti “Zhvillimi I Bujqësisë përshpejton zhvillimin ekonomik “ ka hasur ne neglizhencën e qeverisjes komunale të kaluar. Ky projekt ka qenë i financuar nga Komisioni Evropian përmes MAPL-së për Komunën e Parteshit si lidere dhe komunës së Gjilanit si partnere, e nënshkruar dhe e protokoluar me 28.05.2013 në të cilin kanë qenë të paraparë 11 kultivator”, thotë Aliu.
Ai thotë tutje se neglizhenca qëndron pikërisht tek ish drejtori Nazmi Rapuca sepse me qëllim e ka prolonguar projektin dhe këta 5 kultivator i ka humbur me qëllim të caktuar për shkak të humbjes së zgjedhjeve.
“Të njëjtit kultivator është dashtë të shpërndahen gjatë muajit shtator apo tetor 2013. Është gënjeshtër e Rapucës kur thotë se komuna e Parteshit ka shpërndarë kultivator me 11.01.2014, e vërteta qëndron se të njëjtit kultivator janë shpërndarë në fund te dhjetorit 2013 – dhe njëherit në fund të mandatit të z Rapuca”, thotë Aliu.
Sipas tij, për të njëjtin projekt nuk ka patur konkurs të hapur për aplikim të fermerëve dhe nuk ka qenë transparent ky projekt.
“Ju Nazmi Rapuca ditën kur jeni larguar më 24.12.2013 më keni njoftuar për këtë projekt mua si ushtrues detyre i Drejtorisë, njëherit as zyrtarët e drejtorisë nuk kanë qenë të njoftuar për këtë projekt, por ky projekt ka qenë i fshehur në sirtarët tuaj, arsyet i dini ju. Ka shumë të pavërteta dhe insinuata kur thoni kanë qenë të planifikuar 6 kultivator për komunën e Gjilanit, realisht kishin qenë 5 kultivator të planifikuar. Pikërisht ju jeni ai që i keni ndihmuar dhe mundësuar ish kryetarit te Parteshit që ti shpërndaj 11 kultivatorët fermerëve të komunës së Parteshit”, thotë në reagimin e tij Aliu.
Aliu, thotë tutje se këto që për këto që po i deklaron e ka prapa të gjithë stafin e Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, të cilët janë të befasuar me insinuatat dhe të pavërtetat e ish drejtorit.
“Si duket ju Nazmi Rapuca nuk po mundeni ta përballoni humbjen shumë të thellë dhe të pozitës tuaj andaj edhe bëni akuza destruktive. Ju preferoj ti ktheheni punës së juaj paraprake prej nga keni ardhur si shitës në minimarket”, përfundon reagimin Vaid Aliu, u.d i drejtorit në drejtorinë komunale të Bujqësisë. /2lonline/