Pas 50 vjetësh të uljes historike të ”Apollo 11”, NASA synon të kthehet në Hënë me 12 eksperimente të reja. Agjencia amerikane e hapësirës ka në plan të ndërtojë një stacion hapësirë rreth Hënës, ”Lunar Gateway”.
Eksperimentet e reja janë pjesë e një programi më të gjerë të NASA-s, këtë herë për të qëndruar atje dhe për ta përdorur Hënën si një trampolinë për një udhëtim më të largët dhe ambicioz, atë drejt planetit Mars.
Eksperimentet do të shkojnë nga studimi i rrezatimit në sipërfaqen e Hënës në përbërjen e Tokës, nga analiza e sasisë së hidrogjenit tek studimi i atmosferës hënore dhe fushës magnetike.