Naim Aliu rizgjedhet kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan edhe për katër vitet e ardhshme.
Sot në lokalet e Këshillit të Bashkësisë Islamë në Gjilan u mbajt mbledhja konstituive e Këshillit të KBI –së, pas verifikimit të anëtarëve të KBI-së në Gjilan nga Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës.
Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame për mandatin katërvjeçar (2020/2024) u rizgjodh Naim ef Aliu, ndërsa anëtar të këshillit për këtë mandate janë : Iljaz Mustafa, Januz Leka, Jusuf Mustafa, Zijadin Leka, Xhemaludin Kadriu, Driton Bekteshi, Nazmi Kazazi, Rashit Zylfiu, Mirzad Rexhepi dhe Burhan Zejnullahu.