Në vazhdën e bisedave për formimin e koalicionit qeverisës në komunën e Bujanocit, portali informativ Titulli ka marr vesh jozyrtarisht, që kryetari aktual i komunës, Nagip Arifi, i ka ofruar kryetarit të LPD-së, Jonuz Musliut, postin e kryetarit të komunës.
Arifi dhe Musliu, në koalicion me partitë serbe në Bujanoc kanë udhëhequr komunën e Bujanocit në periudhën 2012 – 2016.
Në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 24 prill koalicioni PVD-UDSH doli fituese e zgjedhjeve. Ky koalicion i ka dërguar për sot ftesë kryetarit të Partisë Demokratike, Nagip Arifit, për të biseduar rreth formimit të koalicionit.