Kreu i Nisma-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka shkruar në llogarinë e Nismës në Facebook, se Kosova edhe në kohë më të vështira ka ditur ta gjejë gjuhën e kompromisit dhe unitetit për interesin madhor të vendit.
Ja postimi i plotë:
“Kosova edhe në kohë më të vështira ka ditur ta gjejë gjuhën e kompromisit dhe unitetit për interesin madhor të vendit.
Edhe sot na duhet unitet për tema të mëdha siç është dialogu. Unë do të vazhdoj ta investoj gjithë kontributin tim për unifikim të qëndrimeve në interes të vendit dhe në bashkërendim të ngushtë me partnerët tanë SHBA-në dhe BE-në, për t’i përmbyllur temat e hapura me Serbinë si dhe të arrijmë deri te njohja e ndërsjellë si dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe Bashkimin Europian”.
FL