DYLON

Bëjnë homazhe tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti

Bëjnë homazhe tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha dhe komandanti i Ushtrisë, gjenerallejtënant Rrahman Rama, së bashku me një delegacionin nga Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja, bënë homazhe dhe vendosën kurora lulesh të freskëta tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, me rastin e 22 vjetorit të rënies së heronjve; Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Me këtë rast, ministri Berisha, pasi nderoi, me Lavdi e përjetshme, për Zahirin, Hakifin dhe Edmondin, dhe për të gjithë dëshmorët e kombit, deklaroj: „Në kalendarin e datave të rëndësishme të historisë së re të Kosovës, 31 janari i vitit 1997, hyri me emrat e tre komandantëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës“.

„Në emrat e Zahirit, Hakifit dhe Edmondit, gërshetohen vlerat më të mira të kombit tonë, dashuria për atdheun, shpirti i kulluar liridashës, trimëria dhe gatishmëria për të luftuar deri në frymën e fundit për idealin e lirisë“.

EkoHigjiena

,,Komandant, pushoni në paqe, amaneti Juaj për Kosovën shtet të pavarur e sovran i rreshtuar krah për krah dhe krenar me shtetet tjera sovrane e demokratike, tani është jetësuar. Kurse rruga e nisur nga Ju për Ushtrinë e Kosovës, është një realitet, tani. Kosova ka ushtrinë të gatshme për të mbrojtur sovranitetin, integritetin dhe popullin e saj.“

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.