(2LONLINE) – Nga sot, Dega e PDK-së në Kamenicë edhe zyrtarisht mirëpret kalimin e Bastri Myrtaj. dhe Hazbije Myrtaj – Kallaba, në PDK. Për më tepër, kjo e dyta është edhe delegate e Kuvendit Komunal në Kamenicë nga subjekti i AAK-së.
Sipas zyrtarëve të PDK-së, ky kalim është vullnetar dhe vjen si pasojë e pakënaqësisë dhe premtimeve të papërmbushura nga subjekti i AAK-së gjatë Zgjedhjeve Lokale 2013.
“Ne si subjekt jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë ata që kanë ide dhe vizion të përafërt me programin e PDK-së, e ky kalim u mirëprit në Degën e PDK-së nga nënkryetari Visar Dërmaku dhe Sekretari Organizativ Faton Biqkaj. /2lonline/