“Jerusalemi është vendi i të gjitha feve e besimeve monoteiste, e si i tillë duhet të jetë edhe vend i bashkëjetesës e mirëkuptimit”, ka thënë kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, duke iu referuar situatës së eskaluar në Jerusalem.
Postim i tij i plotë:
Me shqetësim kam përcjell eskalimin e situatës në Jerusalem që filloi me dëbimin e dhunshëm të palestinezëve nga shtëpitë e tyre në Sheik Jarrah për të vazhduar me atakimin dhe përdhosjen e institucionit të xhamisë së shenjtë Al- Aksa.
Shpreh brengën time të thellë dhe të besimtarëve mysliman për dhunën e ushtruar ndaj banorëve palestinez në Jerusalem dhe në territoret palestineze.
Eskalimi i konfliktit nga i cili u morën jetë të njerëzve të pafajshëm nga radhët e civilëve në fund të muajit të madhëruar të Ramazanit dhe në prag të festës së Fitër-Bajramit dëmton përpjekjet për marrëveshje mes dy popujve.
Jerusalemi është vendi i të gjitha feve e besimeve monoteiste, e si i tillë duhet të jetë edhe vend i bashkëjetesës e mirëkuptimit.
Lutemi që sa më parë Jerusalemi , Al-Aksa, dhe objektet tjera të kultit të gjejnë qetësinë, ndërsa banorët e Jerusalemit të gjejnë paqen e sigurinë.
Myftiu i Kosovës
Naim ef. Tërnava