DYLON

Kreu i BIK-ut ka vizituar sot paralelen e Medresesë “Alaudin” në Gjilan

Kreu i BIK-ut ka vizituar sot paralelen e Medresesë “Alaudin” në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef.Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe nga drejtori i Medresesë, Fadil ef. Hasani, ka vizituar sot paralelen e Medresesë “Alaudin” në Gjilan.

Në këtë takim, Myftiu Tërnava u prit nga koordinatorja e Medresesë, znj. Merita Boroci, të cilën Myftiu e uroi për marrjen e detyrës si koordinatore, duke i uruar punë të mbarë dhe të suksesshme.

EkoHigjiena

Koordinatorja Boroci e njohu Myftiun Tërnava me ecurinë dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor në paralelen e Medresesë së Gjilanit, si dhe e falënderoi Myftiun Tërnava për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të tij dhe të Kryesisë së BI-së dhënë për nxënësit e Medresesë.

Gjatë kësaj vizite, Myftiu Tërnava, takoi edhe nxënësit e Medresesë, për të cilët shprehu një konsideratë të lartë. Ai i motivoi nxënësit që të mësojnë sa më shumë dhe që të jenë në shërbim të Islamit dhe të vatanit, ngase e ardhmja është në duart e tyre.

“Shfrytëzoj rastin që nga ky vend t’u porosisë që të mësoni sa më shumë, gjithnjë duke pasur parasysh mësimet kuranore dhe hadithet profetike. Ne Medresesë i jemi borxhli, ngase në një mënyrë a tjetër, ne të gjithë jemi pjesë e saj. Ajo ka dhënë një kontribut të çmuar në të gjitha proceset në të cilat ka kaluar vendi ynë”, – tha ndër të tjera Myftiu Tërnava.

Një fjalë rasti para nxënësve mbajti edhe drejtori i Medresesë “Alaudin”, Fadil ef. Hasani, i cili iu dëshiroi nxënësve suksese në procesin e tyre mësimor.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.