Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi pritet të largohet nga Arsenali pas tri viteve të kaluara në Londër.
Milani është skuadra që ka shprehur interesim për ta rikthyer në Serie A, kampionin e botës me Gjermanin në vitin 2014.
Rossonerët janë gati të shpenzojnë rreth 25 milionë euro për transferimin e Mustafit në San Siro.
27-vjeçari nuk e ka pasur sezonin më të mirë te Arsenali dhe kjo është arsyeja që po mendon largimin nga klubi.
Në rast transferimi te Milani, për Mustafin do të ishte rikthim në Serie A pasi ka luajtur me fanellën e Sampdorias nga viti 2012 deri në vitin 2014.