Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, është gjithnjë e më pranë largimit nga skuadra angleze, Arsenal, kanë raportuar të shtunën mediumet angleze.
Siç raportohet në Angli, menaxheri i Mustafit shumë shpejt do të udhëtojë drejt Turqisë për t’i nisur bisedimet me drejtuesit e skuadrës turke, Galatasaray.
Mustafi nuk ka gjetur hapësirë këtë edicion dhe largimi i tij nga Londra është i mundshëm qysh në këtë afat kalimtar. Ai ka luajtur vetëm në pesë ndeshjet e këtij edicioni në elitën e futbollit anglez.
27-vjeçari pjesë e Arsenalit është që nga viti 2016, derisa ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.