Mustafi drejt rikthimit në Serie A, kërkohet nga gjiganti italian, Milan. Shkodran Mustafi pritet të jetë njëri nga lojtarët e parë të larguar nga Arsenali në afatin kalimtar të janarit.
Mbrojtësi shqiptar ka humbur vendin e titullarit tek klubi londinez dhe largimi nga ‘Emirates Stadium’ duket i pashmangshëm.
E ardhmja e tij duket se do të jetë përsëri në Serie A, kampionat që i dha famën mbrojtësit shqiptar.
27-vjeçari është bërë objektiv i Milanit që kërkon ta përforcojë repartin e mbrojtjes.
Rossonerët e Milanit që kanë nënshkruar tani me Zlatan Ibrahimovic, mendojnë të ofrojnë rreth 15 milionë euro për shqiptarin.
Gjithsesi për lojtarin ka interesim edhe nga skuadra gjermane dhe ato spanjolle.