Futbollisti shqiptar, Shkodran Mustafi, kampion i botës me kombëtaren e Gjermanisë, ka nënshkruar për pesë vjet me ekipin e mirënjohur spanjoll, Velancia. Mbrojtësi shqiptar nga Gostivari ka treguar formë të mirë sa ishte në petkun e Sampdorisë nga Genoa në Serie A, pastaj me Gjermaninë në Botëror, ku luajti gjithsej 132 minuta, por qe lënduar në çerekfinale ndaj Algjerisë.
Ai edicionin e ri do t’i mbrojë ngjyrat e skuadrës nga Mestalla. Mustafi do ta ketë rastin tash të ballafaqohet me ekipet me renome botërore, si Real Madridi e Barcelona. Ai e ka kompletuar kalimin e tij te Valencia. Klubi i Valencisë ka lëshuar një komunikatë, ku shkruhet: “Klubi i futbollit Valencia ka arritur marrëveshje me Sampdorian për transferimin e përfaqësuesit të Gjermanisë, qendërmbrojtësit Shkodran Mustafi. Lojtari e ka nënshkruar kontratën të mërkurën dhe do të jetë lojtar i Valencisë deri më 30 qershor 2019. Mustafi, 22 vjeç, një kampion me Gjermaninë në Kampionatin Botëror në Brazil, do t’i kompletojë testet mjekësore sot dhe do t’u prezantohet medieve”.