Futbollisti shqiptar, Shkodran Mustafi e ka humbur vendin e titullarit te skuadra e Arsenalit. Mbrojtësi shqiptar, që ka mbrojtur ngjyrat e Gjermanisë tashmë mund të vazhdoj karrierën në Serie A.
Sipas “Tuttomercatoweb”, Shkodrani është duke u kërkuar nga Bologna për afatin kalimtar të dimrit.
Trajneri Sinisa Mihajlovic, ka kërkuar personalisht që të transferoj mbrojtësin shqiptar te skuadra e tij.
Italianët kërkojnë që të marrin Mustafin në janar si huazim me obligim blerje në fund të sezonit.