Shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, e ka komentuar në Facebook edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa. Për liderin e LDK-së, ky hap është fitore e demokracisë. “Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës mori vendim për shpërndarjen e tij. Me këtë akt, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme. Është kjo një fitore e demokracisë, kurse me votën tuaj do të jetë fitore e ardhmërisë së vendit tonë”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook