Ish kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka mbajtur një konferencë për shtyp në të cilën ka shqyrtuar raportin e 100 ditëve të qeverisjes lokale në Preshevë. Ai ka folur për zhvillimin e ekonomik, fushën e arsimit, projektet e nisura më parë dhe shumë çështje tjera që lidhen me qeverisjen mes Alternativës për Ndryshim dhe Partisë për Veprim Demokratik.
“Pa ndjenjën e emocionit deklaratat e kryetarit të komunës së Preshevës janë sharlatene dhe nuk janë të esencës e kodit etik të mirësjelljes por më shumë ngacmimit dhe fyerjes ndaj personaliteteve”, tha mes tjerash Mustafa.
Mustafa udhëheq Partinë Demokratike Shqiptare, subjektin më të madhe opozitarë në kuvendin komunal dhe ka kritikuar fuqishëm qeverisjen lokale.
Për më tepër shikoni videon e konferencës për shtyp të Ragmi Mustafa-kryetari i Partisë demokratike Shqiptare:
http://www.titulli.com/index.php?m=post&s=33726