Ish kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa lidhur me mungesën e teksteve për shkollat në gjuhën shqipe vlerëson se kjo problematikë ekziston që nga koha e Millosheviqit në vitin 1984.
“Ka filluar nga Millosheviqi por asnjë qeveri deri më tani nuk është gjykuar për kthimin e teksteve shkollore për shqiptarët. Mësimi bëhet pa libra por në gjuhën shqipe”, është shprehur Mustafa, transmeton Titulli.com.
Mësimi në gjuhën shqipe zhvillohet në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë në 15 shkolla fillore, katër të mesme me gjithsejtë 8809 nxënës.
Për shkollat e mesme janë siguruar 4 libra për gjuhën dhe letërsinë shqipe, ndërsa mungojnë edhe 140 tekste.