(2LONLINE) – Kryetari i Komunes se Gjilanit Qemajl Mustafa i ka pritur ne nje takim pune klubin e karatese Elita, te cilet jane kthyer nga Republika e Shqiperise me dhjetra medalje, 11 te arta 7 te argjenta, 8 te bronzta.
Me kete rast kryetari Mustafa ka thene se sukseset tuaja si sportist, jane edhe sukseset e Komunes se Gjilanit por edhe te qytetareve te Komunes ne pergjithesi. Çdo sukses i juaji eshte krenari per ne. Kur ne kemi keso sportist kaq te mire ne karate, dhe ne te gjitha disciplinat tjera sportive, aspak nuk kursehemi edhe te financopjme kah sporti me mundesit qe kemi. Perdite e me shume do te investojme ne sport, ne talent, ne hapesirat sportive, sepse Gjilani njihet jashtezakonisht mire per sportin , kulturen dhe artin ne pergjithesi, por njihet edhe per qytetarine jashtzakonisht ne nivel qe e ka kjo Komune e Anamoraves dhe qender e saj njekohesisht.
Ndersa njëri nga trajnerët e Elitës Valoni Sejdiu, ka thene se Klubi i Karatesë Elita nga Gjilani ka marr pjesë në turnirin “Kupa e Pavarsisë” që është mbajtur në Vlorë më datën 26.11.2013 për të shënuar 101 vjetorin e Pavarsisë së Shqipërisë. Në këtë turnirë ndërkombtarë morrën pjesë mbi 200 garues nga rajoni.
Në këtë turne kemi marr pjesë me 18 garues dhe kemi fituar 26 medalje prej tyre:
* 11 vende të para (medalje të arta);
* 7 vende të dyta (medalje të argjenta);
* 8 vende të treta (medalje të bronzta).
Gjithashtu, për suksesin e lartë të treguar në këtë turnirë, KK.Elita ka pranuar dy shpërblime më të rëndësishme të cilat i ndau Reis Tozaj, President i bordit të Shoqatës Wado-Ryu në Vlorë, ato shpërblime janë:
* Klubi me rezultatet më të mira në turnirë dhe
* Klubi me masovitet në të madhë në turnirë.
Përfaqësuesi i klubit të Elitës Bashkim Byqmeti ka dekluruar se karateistët tonë kanë treguar një cilësi të lartë në këtë turne duke u shpall kampion 11 garues që për ne është një rezultat i shkëlqyeshëm.
Puna e palodhshme e trajnerëve, kryesisë dhe garuesve të KK.Elitës po jep rezultate të larta duke i tejkaluar të gjitha pritjet tona, pasi që KK.Elita vetëm gjatë këtij viti ka arritur të stoliset me mbi 300 medalje, rezultat që nuk e ka arritur asnjë klub në Kosovë, Rajon dhe Evropë.
Ky klub i ka bartur Kryetarit Qemajl Mustafa edhe mirenjohjen nga Kupa mbarekombetare me rastin e 101 vjetorit te pavaresise se Shqiperise.
Ndryshe garuesit që kanë fituar medalje në Turnirin “Kupa e Pavarsisë” në Vlorë:
Vendet e para (medalje e artë)
1. Eduard Behluli (Kata)
2. Eduard Behluli (Kumite) – 34 kg
3. Puhiza Halili (Kumite)
4. Gramos Nuhiu (Kumite) -38 kg
5. Flaka Halili (Kata)
6. Landrit Behluli (Kumite) – -68
7. Ardit Halimi (Kumite) -55
8. Xhemajl Sahitit (Kumite) -76
9. Meriton Byqmeti (Kata)
10. Meriton Byqmeti (Kumite) -61
11. Valdrin Rashiti (Kumite) -67
Vendet e dyta (medalje e argjentë)
1. Leotrim Rashiti (Kumite) – 38
2. Gonxhe Halimi (Kumite) – 34
3. Ariana Byqmeti (Kumite) -43
4. Ardina Halimi (Kata)
5. Ardiana Halimi (Kumite) – 47
6. Ardit Halimi (Kata)
7. Liridon Fejzullahu (Kumite) -61
Vendet e treta (medalje e bronztë)
1. Gramos Nuhiu (Kata)
2. Puhiza Halili (Kata)
3. Gonxhe Halimi (Kata)
4. Dren Bajrami (Kumite) – 44
5. Gramos Nuhiu (Kata)
6. Ariana Byqmeti (Kata)
7. Ema Halimi (Kata)
8. Alvin Isufi (Kumite)