Gjilani – (2LONLINE) – Kandidati i PDK-së për kryetar komune Qemajl Mustafa, epërsinë në vota të kundër kandidatit nga LDK-ja, Lutfi Haziri, me të cilin do të ballafaqohet në balotazh, tha se do ta thyej në këtë garë të balotazhit dhe për këtë shpreson në votat që do ti kthehen PDK-së, e që në rrethin e parë kishin shkuar për AAK, Lëvizjen Vatra, Vetëvendosjen dhe partitë të tjera, me të cilat, siç u shpreh ai, do të krijojë një Koalicion të madh për Gjilani.
I pyetur se në çka e bazon atë se ato vota, e para se gjithash votuesit e Vetëvendosjes, do të votojnë për të, Mustafa ka thënë se për këtë është një përgjigje shumë e thjeshtë, sepse ata nuk e duan me asnjë çmim Lutfi Hazirin në qeverisje, dhe se edhe nëse nuk do ta duan as atë, megjithatë ata do të vendosin, siç tha ai, për një të keqe të mirë, e jo për një të keqe të madhe.
Përndryshe, diferenca mes Hazirit të LDK-së, që doli i pari dhe Mustafës, i dyti, e që është mbi 7 mijë votash, referuar rezultateve preliminare, për Qemajl Mustafën është epërsi artificiale, apo edhe rezultat të hajnisë, pasi nuk ka hezituar të thotë se ka pas procesi parregullsi, nga të cilat ka përfituar pikërisht Haziri.
Ai ka thënë se është i bindur se do të dal fitues në balotazh edhe për faktin se qytetari nuk e duron dot të kthehet Haziri në qeverisje me Gjilanin, andaj ka përmendur se së shpejti edhe do të definohet Koalicioni i madh për Gjilanin ku me PDK-në do të jenë AAK, Lëvizja Vatra, PD-ja, PSD… por do të kthehet ka PDK-ja edhe votuesi që ka mbështetur Vetëvendosjen.
Mustafa ka bërë të me dije se janë bërë dy kontakte me AAK-në e Gjilanit dhe shumë shpejtë do të kryhet puna me ta, pasi që edhe në nivelin qendror po shihet më, se po arrihet marrëveshja për ta mbështetur njëri tjetrin në balotazh, dhe sot ka lënë takime edhe me Lëvizjen Vatra dhe me PD-në, që po ashtu pritet të kryhet puna me ta, sikurse edhe me të tjerë, sepse askush nuk e do Luten të kthehet në qeverisje, thotë Mustafa.
E, kur jemi te procesi, zgjedhor, Mustafa ka vlerësuar qytetarët për maturinë e treguar që procesi të shkoi mirë, por se ka thënë se ka pas edhe parregullsi dhe se sipas tij, ka disa kuti të votimeve që janë në karantinë. Për më tepër, për një kuti, Mustafa ka hedhur dyshimin se ka pas parregullsi me të, madje edhe pasi ka hyrë në Komisionin Komunal Zgjedhor. Kutia është mbyll me 501 vota në vendvotim, ndërsa në rezultatin e KQZ-së, dalin më tepër vota.
Edhe izmi Zeka, kryetar i Degës së PDK-së tha se Koalicioni për Gjilani rreth PDK-së së shpejti do të bëhet, mu edhe për faktin, se askush nuk mund ta durojë kthimin e Hazirit në qeverisje sepse nuk e duan kthimin e të keqes mbrapa. /2lonline/