Kryetari i komunës ë Preshevës, Ragmi Mustafa ka uruar fitoren Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 8 qershor.
“Duke ndjekur me kujdes fushatën parazgjedhore e sidomos zgjedhjet për parlamentin e ri të Kosovës, te shqiptarët e Luginës së Preshevës është krijuar një ndjenjë e shkëlqyer për maturi, dinjitet, transparencë e kujdes ndërpartiak dhe mes qytetarëve në Kosovë”, ka thënë Mustafa.
Ai në emër të shqiptarëve të komunës Preshevës dhe Partisë Demokratike Shqiptare në Luginë ka uruar fitoren bindëse të PDK-së në zgjedhjet e fundit parlamentare.
“Gjithmonë duke shpresuar në bashkëpunimin e vazhdueshëm e të sinqertë për periudhën dhe sfidat në vijimësi. Presim që në të ardhmen Lugina e Preshevës të jetë në fokus të agjendës tuaj si kryeministër i Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës.
http://www.titulli.com/mustafa-pershendet-fitoren-e-pdk-se-lugina-te-jete-ne-agjenden-e-kosoves/