Është shprehur shumë i sigurt se këto zgjedhje do ti fitojë Lidhja Demokratike e Kosovës.Isa Mustafa, kryetar i LDK-së po ashtu ka thënë se do ti lë mbrapa shumë parti, duke u bazuar kështu në rezultatet e fundit të zgjedhjeve komunale.Nëse i fitojmë zgjedhjet me askënd nuk do të bëjmë pazar për pozitën e kryeministrit”, ka thënë Mustafa.
Mustafa, i cili në Këshillin e Partisë së tij, njëzëri është emëruar si kandidatë për Kryeministër, po ashtu është shprehur i sigurt së do të arrijë në atë pozitë.
Në një intervistë në Zona e Debatit në Klan Kosovë, kreu i LDK-së, ka thënë se nuk do të bëjë Pazar me askënd për pozitën e Kryeministrit.
Nëse ne i fitojmë zgjedhjet nuk do të jetë asnjë kompromis për kryeministër. Nëse i fitojmë zgjedhjet me askënd nuk do të bëjmë pazar për pozitën e kryeministrit”, ka thënë Mustafa.