“Shumë i lumtur të isha pjesë e shënimit të përvjetorit të 23-të të Aleancës. Krenar që përfundimisht rrugëtojmë krah njeriut emblemë e kombit shqiptar, Ramush Haradinaj, si dhe Aleancës si parti e vlerave dhe e dëshmuar prej vitesh”, ka thënë Ilmi Mustafa, afaristi nga Gjermania, njëkohësisht anëtar i kryesisë së AAK-së në Gjilan.
Ai shtoi se Aleanca po rritet në Kosovë e në diasporë, shumë dhe çdo ditë.
“Rrita jonë nënkupton një shans më shumë për popullin e Kosovës, për diasporën dhe për shtetin tonë në cilin jemi hisedarë edhe ne si mërgimtarë. Urime 23-vjetori i themelimit, Aleancë!”, ka thënë Ilmi Mustafa i AAK-së. /2LONLINE/