“Aleanca po rritet e zgjerohet kudo në Gjermani sepse asaj i prinë njerëzit më të devotshëm, më të zotë e më të dëshmuarit që ka diaspora jonë. Ata janë njerëzit që kanë dhënë kontribut për atdheun në secilën rrethanë historike. Vazhdojnë të japin edhe sot”. ka shkruar në profilin e tij, Ilmi Mustafa nga Gjilani, afarist i suksesshëm në Gjermani.
Mustafa, që është edhe anëtar i kryesisë së AAK-së në Gjilan ka thënë se Aleanca do të bëhet fuqi politike vendimmarrëse, në Kosovë, Gjermani, Zvicër, Austri e kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarë, sepse tanimë nuk ka dilema se ajo është e vetmja alternativë politike për zhvillim e integrim.
“Me Ramush Haradinajn Republika jonë do të jetë më ndryshe, më e zhvilluar e faktor në rajon. Kjo është dëshmuar sa herë ai ka qenë në krye të shtetit”, ka thënë Mustafa.
Ai thotë se investimet e huaja e sidomos ato nga shqiptarët e diapsorës, janë shumë të nevojshme dhe të domosdoshme në Kosovë.
“Ato ndodhin atëherë kur Kosova garanton siguri politike, atëherë kur politika në Kosovë është e vendosur për ta zhvilluar vendin e për ta përmirësuar jetën e qytetarëve. Nuk është larg ajo ditë, do të ndodh shpejt”, ka thënë Ilmi Mustafa i AAK-së. /2LONLINE/