DYLON

Biblioteka publike “Ramadan Musliu” bëhet me kënd të veçantë të leximit

Biblioteka publike “Ramadan Musliu” bëhet me kënd të veçantë të leximit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë si dhe bashkë me zyrtaren e projektit për komunat e lindjes, Kaltrina Ymerin kanë vizituar sot bibliotekën publike komunale “Ramadan Musliu” në Viti, për të parë nga afër donacionin që dhënë për këtë bibliotekë konkretisht për këndin e leximit që u bë me kokërr ulëse.

Ky donacion është në kuadër të iniciativës “arsimim më i mirë, ardhmëri më i ndritur” në kuadër të programit “Up To Youth”, që financohet nga USAID-i amerikan dhe implementohet nga Global Communities.

EkoHigjiena

Sahadete Kastrati shefe e këtij programi, njoftoi se ky porojekt është 5 vjeçar, i cili është implementuar fal përkushtimit të të rinjve dhe organizatës.

Ajo tha se dizajnimi ka ardhur si rezultat i punës nga të rinjtë vitias të cilët e kanë pasur si prioritet që këtë kënd ta pasurojnë edhe me ulëse, pasi më parë është punuar edhe në ndriçim e sallës së leximit dhe furnizimin me tituj të ri librash.

Kurse kryetari i komunës Sokol Haliti, duke falënderuar USAID-in për gjithë punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm në komunën e Vitisë, ka përmendur edhe projektet tjera që janë finalizuar nga USAID-i me Qeverinë amerikane, sikur edhe programi “Up To Youth” .

Në shenjë respekti për këtë investim dhe punën e mbështetjen ndër vite të USAID-it amerikan, kryetari Haliti ndau një mirënjohje në shenjë falënderimi. Përndryshe në kuadër të këtij projekti pritet të bëhen edhe donacione në çerdhen e fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Viti.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.