Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Jonuz Musliu, priti përfaqësuesen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Colleen Smith.
Gjatë takimit është biseduar për çështjet politike dhe të sigurisë si dhe për pozitën e shqiptarëve në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
“Colleen Smith e ngarkuar në sektorin politik shprehi përkushtimin në angazhimin e Ambasadës së SHBA-së të akredituar në Beograd për të zgjidhur problemet me të cilat po përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës”, thuhet në kumtesën e KKSH-së.
Gjithashtu, gjatë këtij takimi është biseduar edhe për çështjet tjera që janë në kompetencë të KKSH-së e posaçërisht vëmendje e veçantë i është kushtuar gjendjes së arsimit me mësim në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës.