Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, e bashkëpunëtorët e tij, ishin për një vizitë pune në Republikën e Shqipërisë.
Gjatë kësaj vizite zoti Musliu, pati rastin të takohet me kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, me dekanin e Mjekësisë Bajram Hysa dhe me ministren e Arsimit Lindita Nikolla.
“Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja për së afërmi e autoriteteve shqiptare me problemet politike dhe ekonomike me të cilat po përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës e me theks të veçantë në fushën e arsimit”, thuhet në kumtesën e LPD-së, transmeton Titulli.
Ministrja e arsimit z/nj. Lindita dhe dekani i Fakultetit të Mjekësisë z. Hysa, u zotuan se studentët e mbetur jashtë listës së pranimit në këtë fakultet do të pranohen në drejtimet përkatëse të mjekësisë së përgjithshme, farmacisë, stomatologjisë, infermierisë etj.
Zoti Musliu, i përshëndeti përzemërsisht autoritetet shqiptare, të cilat po interesohen për tu dalë në ndihmë bashkëkombësve të tyre në Luginë të Preshevës, me shpresë se edhe në të ardhmen nuk do të mungoj përkujdesja e Shqipërisë ndaj shqiptarëve të këtij rajoni, njofton Shërbimi për Informim i LPD-së.