Në mbledhjen e mbajtur të hënën në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Bujanoc, është zgjedhur udhëheqësia e re e këtij organi. Për kryetar të ri të Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtare Shqiptare, me shumicë të votave është zgjedhur Jonuz Musliu, njëherit kryetar aktual i Kuvendit Komunal të Bujanocit dhe drejtues i partisë Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD), raporton Titulli.
Për zgjedhjen e Musliut, ish-shefit politik të UÇPMB-së, kanë votuar tetë anëtarë të Këshillit nga koalicioni i pesë subjekteve PDSH, PD, LPD, BDL dhe RD, kurse shtatë nga koalicioni opozitar PVD-UDSH e kanë braktisur seancën për shkak të, siç pohohet, shkeljes së procedurës.
Në mbledhjen konstituive të KKSH-së prezantuan liderët e subjekteve politike që kanë marrë drejtimin e këtij organi si dhe përfaqësuesit e nga zyra e OSBE-së në Bujanoc. /Titulli.com/