Kreu i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, thotë se vendimi i së shtunës i Qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës, për t’i ndarë 100 mijë euro për Luginën e Preshevës, është hajgare, pasi që, sipas tij, këto para do të mund t’i ndanin edhe individët.
“Këto para që do të ndahen për Luginën e Preshevës munden edhe individët të bëjnë. Lugina e Preshevës është çështje kombëtare jo humanitare”, shprehet Musliu.
Gjatë një interviste për “Zërin” Musliu thotë se mënyra më e mirë, më e drejtë dhe më e qëndrueshme për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Luginë të Preshevës është bashkimi me Kosovën