Treshja e anëtarëve të përcaktuar në komisionin për profesional të volejbollit, musa Selimi, Bujar Dervishaj e Afërdita Sadiku, kanë zhvilluar takimin e parë.
Me pëlqimin e anëtarëve të këtij komisioni, kryetar i komisionit u zgjodh Musa Selimi.
Ndërkohë trajneri i mirënjohur, Bujar Dervishaj e ka paraqitur projektin e zhvillimit të trajnerëve, së cilit FVK do t’i kushtojë rëndësi të veçantë.
Selimi, Dervishaj e Sadiku, diskutuan edhe për mundësitë e format që do t’i ketë ky komision, për të dhënë kontributin konkret në zhvillimin e volejbollit në Kosovë, njofton FVK.