Mediet turke janë të bindura se sulmuesi Vedat Muriqi do të shitet në merkaton e verës. Kosovari dëshiron të mbyllë sezonin me Fenerbahçen dhe të largohet në merkaton e verës.
Katër klube vazhdojnë të shfaqin interes konkret për të. Leicester, Brighton, Monaco dhe Frankfurti e duan në verë.
Emrat “big” të Tottenhamit dhe Lazios nuk përmenden më, por fakti është se e ardhmja e shqiptarit do të jetë larg vendit fqinj.
Dëshira e tij është të luajë në Angli, por nuk mund të përjashtohet dhe një lëvizje “blic” drejt Gjermanisë.