Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka lënë prapa dëmtimin. Ai e ka ndihmuar Fenerbahcen të marrë një pikë në udhëtim te Goztepe.
Muriqi u inkuadrua në lojë në minutën e 64’ dhe pas katër minutash në fushë, asistoi për Rodriguesin, për golin 2-2, që doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Ky është asistimi i tretë i 25-vjeçarit në 12 ndeshje në Turqi, derisa ka shënuar edhe 7 gola deri më tani.