Futbollisti kosovar, Vedat Muriqi u shpall futbollisti i vitit nga FFK-ja per vitin 2019, pasi që nuk kishte mundësi të ishte i pranishëm ai pati një video-mesazh për gjithë kosovarët.
Muriqi tregoi se po ndihet mjaftë mirë që e ka fituar këtë çmim duke thënë ‘Po ndihem vërtet mirë, dua t’i falenderoj të gjithë bashklojtarët. Ishte një vit shumë i mirë, i suksesshëm për mua dhe kombëtaren’.
Ylli i Kosovës tregoi se ky çmim ishte motivim shtesë për të dhe tha se kualifikimi në Euro2020 është ëndërr, dhe që shpreson ta bëjë realitet.
Po ashtu Vedat Muriqi kërkoi falje që nuk ka mundur të ishte prezent në këtë ceremoni për shkak të angazhimeve të tij me Fenerbahcen mirëpo ju drejtua të gjithëve duke thënë ‘Do shihemi së shpejti’.