Futbollisti i Kosoves, Vedat Muriqi ka luajtur nga minuta e parë për Fenerbacen pas lëndimit që e pësoi muaj më parë.
Prizrenasi në ndeshjen e Kupës së Turqisë, u inkuadrua në ndeshjen ndaj Istanbulspor AS, ku skuadra e tij shënoi fitore 4-0.
Ai shënoi gol dhe asistoi një herë në këtë ndeshje. Goli i tij erdhi në minutën e 71-të për rezultatin 3-0 me një goditje të fort nga brenda zonës.
Muriqi fillimisht kishte asistuar edhe te goli i dytë, duke e treguar paraqitjen e tij të mirë.
Sulmuesi doli nga ndeshja menjëherë pas golit.