Ditë më parë është mbajtur Samiti për Inovacion në Sistemin e Drejtësisë, i organizuar nga Projekti për Drejtësi i USAID – it
USAID përmes partnerëve ka krijuar mural – mozaik në shtatë pjesë të cilat janë shpërndarë për secilën gjykatë themelore në Kosovë.
Secila prej pjesëve përfaqëson elementet thelbësore të drejtësisë me në qendër qytetarin, të cilat tani janë duke u inkorporuar në sistemin gjyqësor në Kosovë.
Sot murali për Gjykatë Themelore në Gjilan, është vendosur para hyrjes së objektit dhe vë në dukje elementin e zgjidhjes së lëndëve përmes procedurës së ndërmjetësimit, transmeton 2LONLINE.com.
Samiti kishte për qëllim lansimin e Rrjetit të Inovacionit në Drejtësi, i cili është një mekanizëm që bashkon ofruesit e shërbimeve të drejtësisë, organizatat e shoqërisë civile, bizneset dhe donatorët ndërkombëtarë, me qëllim të identifikimit të sfidave në Sistemin e Drejtësisë dhe gjetjen e mënyrave inovative për zgjidhjen e tyre.
USAID është i përkushtuar të ndihmojë në vazhdimësi sistemin e drejtësisë për të ndërtuar një sistem drejtësie që është i drejtë dhe efektiv për qytetarët e Republikës së Kosovës. /2LONLINE/