DYLON

Drejtoresha i qet kafe doktorit, e vlerëson dhe e falënderon për punën e mirë

Drejtoresha i qet kafe doktorit, e vlerëson dhe e falënderon për punën e mirë
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha  e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), në Gjilan, Aurorë Osmani ka filluar me praktikat e “kafeve të falënderimit”, për mjekët, puna e të cilëve vlerësohet pozitivisht.

Me këtë rast, Drejtoresha Osmani, mirëpriti në takim Dr. Ramadan Shaqiri, për ta falënderuar në veçanti për përkushtimin dhe seriozitetin në punën profesionale të tij, në shërbim të pacientëve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, njofton 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

“Doktori kampion, tash e disa muaj, është ai i cili për nga numri i kontrollave të pacientëve është i pari përherë. Human, serioz, punëtor e profesionist i lëmisë njihet Dr. Shaqiri”, ka thënë drejtoresha Osmani.

Sipas saj, në ciklin e ‘kafeve falënderuese’, do të prezantohen edhe doktorë të tjerë në vazhdimësi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.