Shkruan: Skender Berisha
Edhe pse vitet kalojnë, në Kosovë vështirë të krijohet një baraspeshë në mes të kërkesës dhe ofertës në potencialin e fuqisë punëtore dhe mundësisë që ka vendi.
Në fillim të viteve të pasluftës, fuqia punëtore ishte një mundësi shumë e madhe për t’a shfrytëzuar si kapacitetet.
Këtë mundësi dhe begati që kishte vendi u shfrytëzua por jo në mënyrën e duhur.
Ajo u nëpërkëmbë dhe u njollos, duke e shfrytëzuar si në kohën e “skllavërisë”, duke mos çarë fare kokën për mirëqenien e tyre dhe kontributin e tyre në raport me fitimet e tyre, por njëherësh edhe kontributin në rritjen dhe zhvillimin e vendit si ekonomi në sferat e përgjithshme.
Kohë pas kohe, vendi ka arritur në një stad tjetër. Jemi dëshmitarë të gjithë, pa marrë shembuj më larg se vendet për rreth, me problemet e shpopullimit dhe mungesën e fuqisë punëtore. Kjo gjendje jo e mirë siq duket do t’a atakojë edhe vendin tonë.
Shohim përditë e më shumë kërkesat për fuqi punëtore në sferën e ndërtimit, gastronomisë dhe shërbimeve hoteliere, përpunimit të drurit, infermierisë dhe shëndetësisë në përgjithësi dhe shumë të tjera pa i përmendur një nga një.
Fuqia punëtore e nëpërkëmbur më pare, tani ka arritur në një moment që të zgjedhë dhe të kërkojë kushte dhe pagesa dinjitoze.
Askush më nuk do të mund të njollos dinjitetin e askujt, të mos paguajë për punët e bëra.
Mungesa e fuqisë punëtore do t’i shkaktojë pengesa në kontinuitet zhvillimit ekonomik të Kosovës. Pengesat do të jenë në të gjitha sferat e jetës. Ky deformim në zhvillim të vendit do të jetë vështirë e riparueshme për një kohë të shkurtër.
Ky problem i mungesës së fuqisë punëtore do të rritet pas hapjes së kufijve (liberalizimit të vizave), përveç nëse vendi fillon të importojë punëtore nga vendet e lindjes, sikurse Shqipëria që veçse ka filluar.
Do të jeni i privilegjuar nëse do të jeni i papunë në një kohë të afërt. /2LONLINE/