DYLON

Me një manifestim të pasur me program artistik u shënua 1 Qershori-Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Me një manifestim të pasur me program artistik u shënua 1 Qershori-Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Avatar photo Redaksia

Me program të larmishëm artistik e muzikor, është mbajtur manifestimi qendror në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve 1 Qershori.

Performanca e grupeve të fëmijëve nga çerdhja e fëmijëve në Viti, si edhe nga nxënës të shkollave të kësaj komune, kanë mbushur sallën e Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” me prindër e familjarë të fëmijëve, që po e prezantonin në skenë e po shënonin ditën e tyre.

EkoHigjiena

Për nderë të kësaj dite, organizuar nga “Kori i Qytetit” dhe fëmijët e Çerdhes “Gëzimi Ynë”, nën udhëheqjen artistike të profesor Mustafë Lamallari, është mbajtur festivali i fëmijëve “Cover Fest”.

Manifestimi i fëmijëve u karakterizua edhe me një perfomancë e grupit të Cirkut nga Elbasani që u mirëprit nga të pranishmit.

Ndryshe, ky festival u mbështet nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Vitisë. Në kuadër të aktiviteteve të fëmijëve, kryetari i komunës Sokol Haliti ka pritur në vizitë fëmijët e Çerdhes së Fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Viti.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.