Bursisti Olimpik Tokio 2020, Edon Shala, është ndalur në luftën e parë të kampionatit evropian të mundjes, që po mbahet në Romë të Italisë.
Edoni u mposht nga medalisti i bronztë botëror 2019, gjeorgjiani Irakli Mtsituri, në kategorinë -92 kilogramë.
Garuesi tjetër, Egzon Shala, nuk u paraqit fare në evropian, shkaku i lëndimit të pësuar gjatë përgatitjeve në kampin përgatitor në Romë.
Iu urojmë më shumë fat dhe suksese garuesve tanë në garat e ardhshme ndërkombëtare.