DYLON

KB Peja fiton Kupën e Kosovës në basketboll

KB Peja fiton Kupën e Kosovës në basketboll
Avatar photo Elife Sherifi

KB Peja ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll, duke mposhtur Golden Eagle Yllin me rezultat 64:79 (9:26, 22:21, 20:10, 13:22).

Peja e nisi ndeshjen për mrekulli, duke dominuar totalisht në mbrojtje dhe në sulm.Kjo bëri që epërsia e pejanëve të ishte e lartë, ku pejanët përfunduan pjesën e parë me rezultat 31:47.

Ylli e nisi fuqishëm pjesën e dytë, duke afruar rezultatin në 45:53, e më pas edhe në 49:55, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 51:57 për Pejën. Por, në 10 minutat e fundit, Peja hyri fuqishëm, duke ngritur epërsinë në 51:63, e më pas 56:70, për të triumfuar në fund 64:79.

EkoHigjiena

Te Ylli u dallua Samir Zekiqi me 20 pikë, kurse te Peja më të mirët në parket ishin Henrik Sirko me 16 pikë e nëntë kërcime, Nigel Johnson me 20 pikë e 6 kërcime e 11 asistime dhe Drilon Hajrizi me 9 kërcime.

MVP është shpallur qendra kroate Henrik Sirko. Kupën kapitenit të Pejës, Drilon Hajrizi, ia dorëzuan kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe ministrja e MKRS, Vlora Dumoshi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.