Kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja në një konferencë për media të mbajtur sot pas dënimit me dy vjet burgim me kusht nga Gjykata Themelore e Prizrenit ka thënë se nuk do të jap dorëheqje, njofton “Kosova Sot”, Muja ka thënë se do të pret vendimin e shkallës së dytë të Gjykatës, por ka shtuar se do të zbatoj çdo vendim të gjyqësorit.
Në anën tjetër, Qendra e Lëvizjes “Vetëvendosje” në Prizren kërkon dorëheqjen e menjëhershme të tij dhe ekipit qeverisës një pjese e së cilës poashtu janë dënuar për bashkëpjesëmarrje në këtë veprim. VV thotë se ky nendimi gjyqësor e bën të pavlefshëm fitoren e tij në zgjedhje dhe poashtu e delegjitimon pushtetin e tij.