Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shkruar në profilin e tij se Muharrem Fejzën, i vrarë para më shumë se gjysmë shekulli, sot e dekoroi me Urdhrin e Lirisë. “Janë të panumërt njerëzit që kanë dhënë gjithë çfarë kanë pasur për lirinë tonë!”, ka shkruar ai.
Ja postim i plotë:
Familja Fejza – Kastrati përbën shembullin më të mirë të rezistencës dhe veprimtarisë që ndër breza i ka kontribuar lirisë që e gëzojmë sot. Figurën emblematike të kësaj familjeje, Muharrem Fejzën, i vrarë para më shumë se gjysmë shekulli, sot e dekorova me Urdhrin e Lirisë. Janë të panumërt njerëzit që kanë dhënë gjithë çfarë kanë pasur për lirinë tonë! HTH