DYLON

Veseli takoi ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott

Veseli takoi ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, të cilin e ka njohur me zhvillimet politike në vendin tonë, arritjet e deritashme dhe aspiratat zhvillimore e euro-atlantike.

Në këtë takim, kryeparlamentari Veseli tha se populli i Kosovës i është mirënjohës Mbretërisë së Bashkuar për ndihmën e dhënë para dhe gjatë luftës, por edhe për mbështetjen e madhe në procesin e shtetndërtimit.

Veseli tha se Kosova do të vazhdojë të jetë një aleat i partnerëve perëndimorë dhe mbi këtë partneritet ajo do të rrugëtojë në integrimet euro-atlantike.

EkoHigjiena

Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar, falënderoi kryeparlamentarin Veseli për pritjen e përzemërt dhe u zotua se do të punojë bashkë me institucionet e Kosovës për të thelluar dhe forcuar edhe më shumë lidhjet ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.