Skuadra e Futbollit “Gjilani” ka arritur marrëveshje me mesfushorin nga Bosnja dhe Hercegovina, Muamer Svraka. Ai do të jetë pjesë e skuadrcs kuq e bardh deri në dhjetor të këtij viti, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.
“Ish futbollist i shumë skuadrave, Muamer Svraka i cili pas vete bartë shumë përvojë nga karriera e tij futbollistike, ku ishte paraqitur nëpër skuadra të ndryshme evropianë, në skuadrën e Gjilanit vije pas aventurës të kaluar në Birkirkara të Maltës”, bëhet e ditur në njoftimin e klubit, transmeton 2LONLINE.com.
Svraka i cili në fushë luan pozitën e mesfushorit të qendrës, ai gjithashtu mund ti mbulojë edhe hapësirat e tjera në mesfushë.
Mesfushori 32 vjeçar, gjithashtu kishte prezantuar ekipin kombëtar të Bosnjes dhe Hercegovinës, ku kishte zhvilluar 6 ndeshje dhe kishte realizuar 2 gola në ekipin e tij kombëtar.