DYLON

Haziri i uron suksese “Mollëkuqeve” në festivalin ndërkombëtar të Romës

Haziri i uron suksese “Mollëkuqeve” në festivalin ndërkombëtar të Romës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim grupin e qendrës kulturore “Mollëkuqet”, të kryesuar nga Arta Haziri-Nuhiu, të cilët do ta përfaqësojnë Kosovën në festivalin ndërkombëtar të muzikës për fëmijë, në Romë.

Ai i ka uruar suksese fëmijëve, duke shtuar se “Mollëkuqet” po bëhen krenaria e qytetit.

“Është shumë e rëndësishme kur fëmijët në këtë moshë e përfaqësojnë vendin tonë, talentin dhe punën që bëhet këtu. Besojmë që edhe MKRS do ta mbështesë këtë qendër kulturore. Ju uroj shumë suksese”, ka thënë kryetari Haziri.

EkoHigjiena

Drejtoresha e qendrës kulturore “Mollëkuqet”, Arta Haziri Nuhiu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen me të gjitha mundësitë e Komunës, derisa ka njoftuar se ky është festivali i dhjetë ndërkombëtar që po marrin pjesë.

“Kudo që kemi shkuar, e kemi përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë, duke i sjell çmime të rëndësishme. Shpresoj shumë që edhe në këtë festivalin e Romës do të arrijmë të kthehemi me çmime”, ka thënë Haziri-Nuhiu.

Ndryshe, në këtë festival, konkurrencës do t’i nënshtrohen 50 shtete.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.