Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot 6500 testeve (RT-PCR) për diagnostikimin e Covid-19 dhe 6 respiratorë nga organizata “Qatar Charity” sipas një memorandumi të nënshkruar nga Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe drejtori i kësaj organizate Mahmoud Abbas Shaker, në prani të Ambasadorit të Shtetit të Katarit, z. Ali bin Hamad Al-Marri.
Ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit dhe pranimit të këtij donacioni u bë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Përmes këtij donacioni, “Qatar Charity” ndihmon Kosovën në betejën për luftimin e pandemisë Covid-19.
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj falënderoi organizatën “Qatar Charity” për këtë donacion dhe theksoi se ky është një kontribut i vlefshëm si për diagnostikimin e sëmundjes Covid-19, ashtu edhe për fuqizimin e kapaciteteve të trajtimit, në veçanti me respiratorë, për të cilat kanë nevojë institucionet e Kosovës.
Ambasadori i Shtetit të Katarit, z. Ali bin Hamad Al-Marri tha se kjo ndihmë i dedikohet institucioneve dhe popullit të Kosovës në ballafaqimin me pandeminë Covid-19.
Ne, tha ai, jemi të përkushtuar që marrëdhëniet tona t’i shtyjmë para.
Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani falënderoi për donacionin duke theksuar se kjo do ta ndihmojë institutin në punën e tij por edhe institucionet në trajtimin klinik të rasteve të rënda.