Sot, me datë 27 Qershor 2017 në Qendrën për Zhvillimin e Mjekësisë Familjare në Prishtinë u bë hapja solemne e fillimit të zbatimit të programit të trajnimit për vendosjen e standardeve ndërkombëtare për parandalimin e përdorimit dhe trajtimit të përdoruesve të substancave narkotike të sponsorizuar nga Misioni i SHBA në OKB dhe Departamenti i Shtetit të SHBA, Divizioni i Drejtësisë Penale (Criminal Justice Divizion) në partneritet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (World Health Organisation – WHO) dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (United Nations Office on Drugsand Crime -UNODC).
Hapjen e Trajnimit e bëri Dr.Milazim Gjocaj, koordinator i këtij trajnimi dhe përfaqësues i MSh-së. Ndër të tjera në hapje ai falënderoj përfaqësuesit e “Colombo Plan – Drug Advisory Program”, zonjën Veronica G. Filipe, për mbështetjen dhe kontributin e saj, konsullin e Republikës se Kosovës në Nju Jork të SHBA-ve, z. Fatmir Zajmi, për angazhimin e tij që kjo ngjarje sot të ndodhë, si dhe pjesëmarrësit e tjerë të trajnimit. Ai kërkoi nga pjesëmarrësit përkushtim dhe angazhim maksimal në realizimin me sukses të këtij trajnimi nga ku edhe në Kosove do të dalin trajner ndërkombëtar në këtë fushë. “Kontributi i juaj në të ardhmen do të jetë në implementimin e njohurive tuaja të arritura në vend dhe jashtë si dhe do te kontribuoj në aftësimin edhe më tutje të stafit që merret me parandalimin e drogave në vend”, tha ai.
Zonja Veronica G. Filipe, falënderoi të gjithë të angazhuarit për organizmin e mirë dhe efikas të trajnimit, si dhe bëri prezantimin e trajnimit dhe rëndësinë e tij.
Ne fjalën e tij Konsulli i Republikës se Kosovës në Nju Jork të ShBA-ve, Z. Fatmir Zajmi pasi që falënderoj të pranishmit, MSh-në dhe Zonjën Filipe, shtoj se angazhimi një vjeçar për inkuadrimin e RKS në projektin voluminoz për vendosjen e standardeve ndërkombëtare për parandalimin e përdorimit dhe trajtimit të përdoruesve të substancave narkotike të sponsorizuar nga Misioni i SHBA në OKB dhe Departamenti i Shtetit të SHBA, Divizioni i Drejtësisë Penale (Criminal Justice Divizion), mbështetur nga Udhëheqësi, z.Brian Morales në partneritet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (ËHO) dhe United Nations Office on Drugsand Crime (UNODC ) për të cilin ju pata azhuruar paraprakisht, është përmbyllur me sukses.
Si rezultat i këtij angazhimi dhe bashkëpunimi të vazhdueshëm me autoritetet relevante të SHBA dhe Ministrisë së Shëndetësisë së RKS, -Ministria në fjalë dhe Organizata Ndërkombëtare “Colombo Plan – Drug Advisory Program” (me seli në Collombo, SriLanka) si palë realizuese e projektit për trajnimin e eksperteve kosovarë nga fusha e shëndetësisë me datën 10 Maj 2017 në Prishtinë, është nënshkruar Marrëveshja e Mirëkuptimit për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.
Trajnimi (kursi i parë në Prishtinë) i filluar sot, më 27 Qershor 2017, dhe do te zgjasë dy javë.
Përfshirja e Kosovës në këtë program ndërkombëtarë në të cilin janë të anëtarësuara edhe 47 shtete tjera, e që realizohet në partneritet me SHBA, dhe Agjensionet e OKB-se ËHO dhe UNODC është në frymën e agjendës se MPJ për anëtarësimin e RKS në organizatat ndërkombëtare si dhe programet dhe proceset e mirëfillta globale dhe shembull konkret i bashkëpunimit te diplomacisë sonë me institucionet relevante te SHBA dhe të RKS. Në këtë kontekst dhe duke marr parasysh se selia e organizatës se mirënjohur ndërkombëtare Colombo Plan – Drug Advisory Program, është e vendosur ne kryeqytetin e Republikës Demokratike Socialiste të SriLankës, hapet mundësia reale që me ndihmën e kësaj organizate me influencë të lobohet tek autoritetet vendore për njohjen e RKS nga ky shtet.
Nga inkuadrimi i RKS në këtë program përveç se do të mundësohet: Ngritja e kapaciteteve te institucioneve relevante të RKS, konkretisht të Ministrisë së Shëndetësisë, në parandalimin dhe trajtimin e problemit të përdorimit të drogave në RKS, në program mund të kryqen dhe të përfitojnë edhe Ministria e Arsimit dhe ajo e Punëve te Brendshme, si dhe OJQ të specializuara të RKS.
Programi ndër të tjera do të mundëson:
1. Certifikimin e ekspertëve kosovarë në nivel nacional dhe ndërkombëtare (në cilësi të instruktorëve të Agjensioneve përkatëse të OKB);
2. Nënshkrim të marrëveshjeve relevante të reja bilaterale me SHBA, etj. dhe hap mundësi për inkuadrimin e RKS në organizata ndërkombëtare të OKB si UNODC dhe ËHO me ç’rast do të shtohet relevanca e RKS në arenën ndërkombëtare;
3. Te gjitha institucionet e RKS pjesëmarrëse në këtë program do të furnizohen (pa pagesë) me material-literaturë të vlefshme profesionale në fushë veprimtaritë e tyre respektive.
Në fund të kësaj ceremonie u nënshkrua një Marrëveshje e mirëkuptimit nga Dr Milazim Gjocaj, ne emër te MSh-së dhe Z. Veronica G. Filipe në emër të “Colombo Plan – Drug Advisory Program”, lidhur me ecurinë e këtij trajnimi.
Trajnimi do të zgjasë deri më 6 korrik dhe janë duke u trajnuar 18 profesionistë.