Loriana Kuka e ka humbur mundësinë të fitojë medalje të artë ose të argjendtë. Xhudistja kosovare do ta kërkojë megjithatë medaljen e bronztë përmes repesazhit.
Loriana Kuka nuk arriti ta kalojë nënkampionen e botës dhe dy herë nënkampionen e Evropës, Guusje Stenhuis, në garat e xhudos në Lojërat Evropiane Minsk 2019.
Megjithatë, xhudistja kosovare nuk i ka humbur krejt gjasat. Pejania do ta vazhdojë garën për medaljen e bronztë përmes repesazhit.