Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike në emër të Grupit Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve ka pranuar donacion një softuer analitik nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë. Ky softuer do të jetë një ndihmesë për menaxhimin më të mirë të situatës së shkaktuar nga pandemia e virusit Covid-19.
Këtë donacion e pranoi u.d. sekretarja e MPBAP-së, znj, Drita Hasani, e cila e falënderoi UNDP për bashkëpunim dhe mbështetjen e dhënë me këtë rast.
Në anën tjetër, Zëvendës Koordinatorja e Programit në UNDP, znj. Marta Gazideda theksoi se UNDP do të vazhdojë të përkrahë edhe më tej institucionet e Republikës së Kosovës, me qëllim të përballimit sa më të mirë të pandemisë së koronavirusit.