MPB fton qytetarët për raportim në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2017”

MPB fton qytetarët për raportim në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2017”

Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2017”, e cila do të zgjasë deri më 9 dhjetor, kur edhe do të shënohet “Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit”. Kjo javë ka për qëllim sensibilizimin e publikut dhe aktorëve në luftën kundër korrupsionit dhe me këtë qëllim kësaj fushate i është bashkëngjitur edhe Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme përmes mekanizmit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve, fton të gjithë qytetarët që përmes qendrës së thirrjeve pa pagesë të thërrasin në numrin 080050095 sms 50095 dhe e-mail adresa: [email protected] për raportim të rasteve të dyshimta, aktiviteteve kontrabanduese dhe dukurive korruptive.

MPB po ashtu fton të gjithë qytetarët të lajmërojnë për çdo vërejtje që kanë në punën e autoriteteve kufitare për kontrollin e kufirit; çdo lloj aktiviteti joligjor që ndodhë në brendi të territorit të Republikës së Kosovës apo edhe informata për planifikimin e aktiviteteve joligjore në vende tjera e që parashikohen të barten në Kosovë.

Në kuadër të kësaj jave MPB përmes QKMK-së, inkurajon të gjithë qytetarët që të rrisin nivelin e bashkëpunimit duke u garantuar besueshmërinë e informatës dhe ruajtjen e informacionit. Të gjitha materialet (incizimet, bisedat, etj) QKMK i trajton në përputhje me Ligjin Nr. 03/ L-172 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

KOMENTE